Nuri Seferi do të fillojë ndeshjen e tij të radhës në ringun e boksit në orën 21.30. Shqiptari nga Maqedonia garon në kategorinë e rëndë dhe sot përballë tij do të jetë boksieri nga Hungaria Laszlo Hubert.
I njohur ndryshe si “Tajsoni shqiptar”, Nuri Seferi kërkon fitoren në natën që ai vetë e ka konsideruar si të veçantë. Meci I tij I radhës do të transmetohet edhe në faqen zyrtare të vetë boksierit.