Ardit Hoxhaj u largua nga Skënderbeu në drejtim të Luftëtarit gjatë muajit shkurt, por nuk arriti të luane me skuadrën gjirokastrite për arsye se merkato në Shqipëri ishte mbyllur. Hoxhaj qendroi për disa kohë në Gjirokastër duke u stërvitur me pjesën tjetër të ekipit, por nuk kishte të drejt të luante. Në këtë mënyrë sulmuesi vlonjat ka gjetur skuadër të re. Bëhet fjalë për klubin e Ferizaj që militon në kampionatin e Kosovës.
Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i klubit të Ferizajt, Mustafa Grainca i cili nëpërmjet një postimi në rrjetin social pohoi se klubi i Ferizajit po hyn në fazën e fundit më i kompletuar se anjëherë.
Postimi i plotë i Graincës:
“Sot klubi ynë, arrite marrëveshje tejet të rëndësishme, me njërin nga fubollistët më të spikatur të klubit futbollistik “Skenderbeu”, nga Korça, bëhet fjalë për futbollistin, Ardit Hoxhaj.
Më këtë përforcim, klubi ynë, po hynë në fazën e fundit të kampionatit, më i kompletuar si asnjëherë më parë”.