Te Flamurtari tashmë lojtarët nuk paguhen prej muajsh, duke bërë që gjendja të mos jetë aspak pozitive.
Megjithatë, për t’u vlerësuar është fakti se futbollistët, ndonëse kanë disa rroga të prapambetura vazhdojnë të luajnë dhe të japin maksimumin në fushën e lojës.
Ashtu si kundër Skënderbeut në kampionat, kur korçarët arritën një fitore të rëndësishme në shtëpi, edhe në Kupën e Shqipërisë skuadra e trajnerit Mezani ka bërë detyrën, duke marrë një fitore 2-0 ndaj Tërbunit, duke kaluar për në çerekfinalet e këtij kompeticioni.