Mesfushori i Flamurtarit Emiljano Musta, i cili realizoi sot golin vendimtar ndaj Kukësit 1-2 deklaroi në “Rubrika Sportive”,ai bëri shaka duke treguar se me grupin e lojtarëve të larguar nga ekipi në janar komunikojnë vazhdimisht duke treguar një batutë pikante.
“Sa kohë kemi pa u paguar – E kemi humbur sensin e kohës. Do t’i marrim të gjitha në fund edhe kamatë. E kemi ndryshuar pak festimin.
Ecuria e mirë e rezultateve – Kemi biseduar gjatë gjithë kësaj kohe me njëri-tjetrin. Franc Veliu tha me shaka që jemi me matematike dhe për titullin kampion. Por ne synojmë Europën.
Përshtatja e menjëhershme e Sukajt me Flamurtarin – Sukaj s’ka nevojë për komente. Është lojtar që shënon gola të rëndësihëm. Erdhi i ingranuar. Ka luajtur më parë me disa prej nesh. Me atë grupin që iku bëjmë shaka u themi se ‘Keni qenë ju tersi jonë’ “, përfundoi 27-vjeçari.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.