Mesfushori i Partizanit Realdo Fili duket se po shijon më së miri pushimet e dimrit. Në një foto të postuar në “Instagram”, mesfushori tregon momente nga vizita që ai ka bërë në Milano.
Para dy ditësh, 20 vjeçari ka vizituar Amsterdamin, më pas Francën dhe sot, ai ka udhëtuar në Milano për të kaluar këto ditë fundviti.
Sikurse i gjithë ekipi i Partizanit ka marrë pushimet, 20 vjeçari ka gjetur një mënyrë të veçantë për të treguar edhe njëherë, se di si të shfrytëzojë mirë ditët e mbetura nga pushimet që ka marrë jo vetëm ai, por të gjitha ekipet e Superligës, duke bërë një tur të plotë në vendet më të bukura.