Egnatia ka bërë zytarë një tjetër afrim në merkaton e janarit. Bëhet fjalë për sulmuesin Xhuliano Mirani, i cili shihet një përforcim shumë i fortë i rrogozhinasve. Lajmi është konfirmuar me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Kujtojmë se Egnatia deri më tani ka bërë shumë mirë në Kampionatin shqiptar, ku në 14 ndeshje ka arritur të grumbullojë 25 pikë dhe rënditet në vendin e 5-të me 5 pikë më pak se Bylisi kryesues.