Pak minuta më parë ka përfunduar ndeshja mes Kukësit dhe Shaktar Karagandy. Ky takim ka folur për verilindorët, të cilët kanë arritur të fitojnë me rezultatin e pastër 2-0.
Golat janë shënuar fillimisht nga një ardhje e merkatos së janarit, Vasil Shkurtaj, i cili duket se po përshtatet me nënkampionët e vendit, që në minutën e 9-të ka kaluar në avantazh skuadrën e tij.
Më tej, në minutën e 43-të, ka menduar Arbër Çyrbja, i cili ka dyfishuar shifrat, duke gjetur kështu golin e 3-të në këtë fazë përgatitore që po zhvillohet në Turqi.