Bylis ka arritur marrëveshjen me dy lojtarë të tjerë. Me anë të një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, mallakastriotët japin njoftimin për futbollistët e radhës që i janë bashkuar ekipit.
Bëhet fjalë për Franci Ymeraliaj dhe Serxhio Ujka, dy mesfyshorë që nga talenti i tyre pritet shumë, jo vetëm në kampionatin shqiptar, por edhe më tej.
Kujtojmë që Bylis në 14 takime të luajtura në Kategorinë e Parë, Grupi B, udhëheq kampionatin me 30 pikë të grumbulluara dhe është një pretendent kryesor për t’u ngjitur në Superiore.