Klubi e Kamzës ka pretendime serioze për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm dhe këtë gjë e vërteton merkato që po kryhet.
Kamza është fokusuar për të kryer përforcimet e saj në Kategorinë Superiore dhe deri tani ka nënshkruar me disa emra të rëndësishëm si Nimani, Basriu dhe Sefa.
I fundit i bashkuar nga Superiorja me Kamzën është mbrojtësi i krahut të djathtë Andrea Kule. Beratasi u aktivizua sezonin e shkuar me Tërbunin, ndërkohë më parë ka veshur dhe fanellën e Dinamos e Laçit.