Pas afrimit të futbollistëve më të mirë të momentit, biznesmenët kinezë kanë kthyer sirenat e tyre në Serinë A. Plot 30 milionë euro në sezon janë ofruar për Carlos Bacca-n, futbollistin e Milanit, i cili ka mundur të ruajë deri më tani lojtarin, por oferta e fundit ka vënë në lëvizje drejtuesit e klubit, të cilët po mendojnë ofertën e majme.
Ekipi i Superligës kineze, Bejing Guoan ka ofruar çmimin marramendës për lojtarin, që ende nuk ka dhënë një përgjigje lidhur me transferimin e mundshëm në Kinë.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediet italiane, që kanë shkruar për një largim të mundshëm sulmuesit drejt Kinës, për tu bashkuar me “yjet” e tjerë që kanë pranuar ofertat e majme të kinezëve.