Tashmë jemi shumë pranë Botërorit dhe skuadrat po përgatiten për ta nisur sa më mirë këtë kompeticion.
Mirpo përveç këtyre, pati edhe lojtar të cilët nuk u thirrën nga Përfaqësueset e tyre dhe një prej tyre është belgu Nainggolan. Mesfushori nuk do të jetë në Rusi 2018-të dhe në të njëjtën kohë me lojtarin duket se po vijnë oferta nga jashtë Romës.
Mediat italiane raportojnë se lojatri ka marrë oferta ngë Kina dhe mund të largohet në kontinentin aziatik. Ende nuk ka diçka zyrtare, por Nainggolan tashmë është 30 vjeç dhe ndoshta nuk e përballon dot nivelin e futbollit që kërkohet në Europë, sepse përveç talentit duhet edhe një gjendje fizike shumë e mirë.