Teuta-Kukësi është
një nga duelet që premton spektakël në çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë.
Durrsakët dhe verilindorët po kalojnë një moment të mirë këtë sezon, duke u
pozicionuar përkatësisht në vendin e tretë dhe të dytë në tabelën e
klasifikimit.
E për këtë fakt, dueli i sotëm në “Niko Dovana” pritet të jetë mjaft
i luftuar. Një gjë e tillë pritet të konfirmohet edhe nga dy trajnerët
respektiv, me Bledi Shkëmbin dhe Armando Cungun që besohet se do të hedhin në
fushë kartat më të mira të organikës së tyre. Kështu, Teuta e Shkëmbit pritet të
vij me modulin 4-3-3, ku në portë është i përhershmi Hidi.
Mbrojtja me katër pritet të përbëhet nga Hakaj, Arapi, Osmani dhe Frashëri.
Sidibe, Traore dhe Kallaku pritet të rreshtohen në repartin e mesfushës, ndërsa
sulmi besohet të jetë Kamara, Progni dhe Bushiç.
Në anën tjetër, Cungu pritet të përgjigjet me dyshen sulmuese,
Reginaldo-Shkurtaj. Ndërkohë pjesa tjetër pritet të jetë: Frashëri, Maliqi,
Xhemaili, Shameti, Teqja, Limaj, Dzaria, Çyrbja dhe Et’hemi.
Takimi është programuar të luhet në stadiumin “Niko Dovana” duke
nisur nga ora 17:00.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.