Jose Mourinho kërkon gjithmonë të jetë protagonist dhe duket se ia del gjithmonë. Episodi i fundit ka të bëjë me një gjest që ai ka bërë pas fitores me Newcastle. Nga lëvizjet e buzëve duket se trajneri ka përdorur fjalë fyese përballë kamerave, ndërkohë që pa bërë edhe një gjest me gishtin e vogël të dorës.
Për këtë moment Federata Angleze e futbollit, FA, ka hapur një investigim. Nëse akuzat rezultojnë të drejta Mourinho rezikon të përjashtohet disa ndeshje. Në vitin 2011 kur Wayne Rooney pari një rast të ngjashëm u dënua me dy ndeshje pezullim.
Referuar gjestit me gisht portugezi ka dashur ta qetsojë pak situatën duke thënë se ai thjesht po tregonte një gisht, i cili është pak më i vogël se të tjerë.