Kombëtarja shqiptare vijon stërvitjet në Durrës për përgatitjet ndaj ndeshjes së Skocisë në “Loro Boriçi”.
Pasi është larguar nga grumbullimi Ermir Lenjani dhe Alban Hoxha, tashmë në dyshim ishte edhe Eros Grezda.
Anësori nuk po dorëzohet, madje po bën maksimumin për të qenë në fushën e lojës dhe si pasojë është duke u stërvitur veçmas, raporton “Supersport”.
Mbetet për t’u parë në vijim si do të shkojnë gjërat për skuadran kuqezi, të drejtuar nga Christian Panuçi.