Eliminimi nga Kupa e Shqipërisë ishte i dhimbshëm për Vllazninë, por disfata me Kamzën kaloi me dhimbje edhe për kapitenin shkodran, Gilman Lika.
Ai u godit me bërryl në zonën e mollëzave nga mbrojtësi Qaqi, duke u larguar menjëherë nga vijat kufizuese. Pasi mori ndihmën e parë nga stafi mjekësor, mbrojtësi iu drejt Spitalit Ushtarak për ndihmë më të specializuar.
Sipas stafit mjekësor, kapiteni shkodran pritet të humbas takimin e kësaj fundjave, ndërkohë që nuk përjashtohet edhe një mungesë më e gjatë.