Pauza e Superligës për shkak të angazhimeve të kombëtareve do ti shërbej skuadrave për ti rikuperuar lojtar apo dhe për të ruajtur ritmin e garës. Kukësi dhe Kastrioti do të zbresin ditën e sotme në fushë për ndeshje miqësore. Kukësianët do të kthehen të luajn në stadiumin “Zeqir Ymeri” në orën 14:00 përballë Lirisë së Prizërenit.Ish-skuadra e Shkëmbit lufton për mbijetës në kampionatin kosovar.
Ashtu si Kukësi dhe Kastrioti do të luaj në shtëpinë e tyre në Krujë ku do të përballen me Ilirinë. Ndeshja do të startoj prej orës 14:00 dhe trajnerët do të shikojn gjendjen e skuadrave përpara nisjes së kampionatit.