Mbrëmjen e djeshme në Torino është luajtur një ndeshje shumë e rëndësishme në Champions League, ku padyshim që nuk ka munguar spektakli. Juventus dhe Manchester United u përballën për sfidën e 4 në grupe.
Takimi ka përfunduar me rezultatin 1-2 për anglezët, të cilët e kanë kthyer situatën në favorin e tyre vetëm për pak minuta.
Sikurse raporton ‘Tuttosport’, sfida mes klubeve nuk ka përfunduar akoma, pasi tashmë bëhet fjalë për merkaton. Në lojë është mbrojtësi 19 i Ajaxit, Matthijs de Ligt, madje në tavolinë oferta ka shkuar deri në 50 milionë euro. Mbetet për t’u parë se kush do e fitojë ndeshjen e radhës.