Në seancën e djeshme stërvitore përvecc përplasjes midis futbollistëve Eni Imami dhe Vincent Atingës, e cila u zgjidh nga vetë lojtarët, një “fërkim” tjetër ka ndodhur. Trajneri Ardian Mema ka pezulluar për një ditë sulmuesin anglez Michael Ngoo, pasi ky i fundit replikoi me teknikun bardheblu. Fjalët e tepërta të futbollistët nuk janë pritur mirë nga numri 1 i pankinës bardheblu, i cili ka vendosur të marrë masë disiplinore ndaj lojtarit. Megjithëese Ngoo kërkoi më pas falje, vendimi nuk është hequr dhe lojtari ka vazhduar më vete përgatitjet në palestër i shkëputur nga skuadra.
Ndoshta kjo masë ndaj anglezit do të ndikojë dhe në forcimin e gjendjes psikologjike të skuadrës përpara ndeshjes me Flamurtarin.