Stefano Sturaro ka gjetur skuadër të re. Mesfushori i Juventusit është huazuar te Sportingu i Lisbonës. Italiani nuk kishte hapësirat e duhura në skuadrën e “Zonjës së Vjetër” dhe tashmë vendosi të niste një aventurë të re në kampionatin portugez. Ai do t’i bashkohet skuadrës që drejtohet nga trajneri Jose Peseiro.
“Kemi pasur oferta nga Anglia, Spanja dhe Portugalia. Por ai zgjodhi Sportingun. Padyshim që fjalët e Ronaldos për këtë klub dhe Portugalinë në përgjithësi patën ndikim të madh në vendimin e tij”, është shprehur agjenti i lojtarit.