Dje, Vllaznia është konfirmuar zyrtarisht si ekipi i dytë që ka rënë nga Superliga për këtë sezon, duke ndjekur kështu Lushnjen që këtë gjë e kishte siguruar që shumë javë më parë.
Kjo është hera e tretë që skuadra shkodrane bie në Kategorinë e Parë. Hera e parë ka qenë në vitin 1956, vit në të cilin kampionatin e fitonte Dinamo dhe shkodranët zbrisnin një nivel më poshtë. Hera e dytë ka ndodhur në vitin 1961, këtë vit kampion është kurorëzuar Partizani.
Ndërkohë që hera e tretë është ajo e këtij sezoni, ku shkodranët bërë maksimumin ndaj Skënderbeut me rezultatin 5-1, ndërkohë që Kamza nga ana tjetër siguroi qëndimin në elitë pas fitores me rezultatin e ngushtë 1-0 ndaj Partizanit, duke iu shaktuar dramën e madhe shkodranëve këtë sezon.