Tekniku i Kombëtares së Anglisë Gareth Southgate do të vazhdojë të drejtojë “Tre Luanët” edhe për 4 vite të tjera. Ish-lojtari që drejtoi skuadrën drejt vendit të katërt në kampionatin e fundit botëror ka marrë besimin e plotë nga Federata Angleze e Futbollit (FA).
Southgate ka përgatitur dhe listën e lojtarëve për ndeshjet me SHBA-në dhe Kroacinë në datat 15 dhe 18 tetor.
Pas dështimit për të arritur në finalen e Botërorit në Rusi, Anglisë dhe Southgate do t’u kërkohet suksesi në kampionatin europian të 2020, një eveniment që Anglia s’e ka fituar kurrë.