Skuadra e Kastriotit nuk po kalon një moment të mirë në kampionat. Pas fitores ndaj Kamzës skuadra e drejtuar nga Nica u mund në transfert ndaj Tiranës me rezultatin e thellë 4-0. Kastrioti në fillimin e kampionatit afroj shumë lojtar si të huaj dhe shqiptar, por jo të gjithë rezultuan të qelluara. Pas largimeve të greko-sudanezit Rrahim dhe spanjollit Geloga nga Kastrioti largohen dhe 3 kamerunas duke e çuar në pesë numrin e largimive nga ekipi krutane.
Ditën e dieshme Preston, Duval dhe Nkembe janë larguar nga skuadra. Të tre lojtarët, pavarsisht pritshmërive nuk rezultuan ashtu siç pritej, duke mos u përshtatur me kampionatin shqiptar. Lojtarët kamerunas kanë gjetur gjuhën e përbashkët me presidencën për prishjet e kontratave dhe janë larguar në drejtim të vendlindjes së tyre.