Nesër, Tirana do të luajë kundër Bylisit në transfertë, ndeshje e vlefshme për javën e 22-të të Kategorisë së Parë. Ky takim është mjaft i rëndësishëm për të dy ekipet, pasi do të vendosë edhe pikat mbi “i” për sa i përket skuadrës që ngjitet në Superiore edicionin e ardhshëm.
Tirana është 7 pikë para Bylisit dhe një fitore nesër në stadiumin “Adush Muça”, do ta sillte 24-herë kampionën e Shqipërisë më pranë elitës.
Ndaj, në këtë takim nuk mund të mungojnë tifozët bardheblu, të cilët përmes një njoftimi në kanalin zyrtar në facebook bëjnë me dije detajet e udhëtimit. Nisja do të bëhet pranë stadiumit “Selman Stërmasi” dhe bileta do të kushtojë 4 mijë lekë (të vjetra).