Federata Kombëtare e Gjuetisë në Shqipëri po vazhdon aktivitetin e saj me kampionatin kombëtar të qitjes. Nesër pritet që të zhvillohet gara e radhës, e cila do të mbahet në qytetin e Beratit, ndërsa kjo federatë e ka shpërndarë njoftimin nëpërmjet rrjeteve sociale.
Kjo është një nga shumë federata të vogla që vepron në Shqipëri, teksa ka dhe të apasionuarit e vet, të cilët pritet që të marrin pjesë në këtë kampionat që do të nisë nesër në orën 10:00 në Berat.