Marko Cetkoviç ka lindur në 10-të korrik të vitit 1986 në Podgoricë. Ai ka qenë dhe më parë pjesë e Superligës shqiptare, pasi ka luajtur për 2 vjet me Laçin, nga viti 2014-të deri në vitin 2016-të, për tu transferuar më pas te ekipi i Sarajvës në Bosnje Hercegovinë.
Gjatë periudhës 2014-2016, Cetkoviç ka qenë një ndër më të mirët te Laçi, pasi u bë lojtari kryesor i ekipit, i cili udhëhoqi grupin për 2 vjet. Gjatë periudhës 2015-2016, ndenji për më shumë se tre muaj mbeti jashtë fushës së blertë për shkak të një dëmtimi, i cili u desh të bëhej operacion.
Pas rikuperimit, ka qenë pjesë e Laçit deri në qershor të vitit 2016-të për tu larguar më pas në Bosnje Hercegovinë.
Prej Sarajvës, 30-vjeçari është bërë sërish pjesë e Supeligës, duke firmosur me Partizanin. Për fantazistin ka pasur ofertë nga ekipe të Superligës që nga momenti që ai vendosi të largohej nga Laçi në qershor të 2016-tës, por ai ka zgjedhur të largohet drejt Sarajevës.
Për të oferta janë bërë nga Skënderbeu dhe Partizani pas largimit nga Laçi, por Marko Cetkoviç kërkoi të provonte një tjetër eksperiencë.