Kategoria e Parë mbylli pjesën e parë të sezonit, ku në Grupin A, Kamza u shpall kampione e dimrit, ndërsa në Grupin B, këtë titull simbolik e fitoi Lushnja.
Një gjysmë sezoni që deri tani ka konfirmuar emra të njohur në këtë kategori, por edhe lojtarë të rinj dhe premtues për të ardhmen.
Këto janë dy formacionet më të mira në Kategorinë e Parë për Grupet përkatëse:
Formacioni më i mirë i Grupit A:
Demi, Smajli, Basriu, Leoleis, S. Danaj, Troplini, Xhemalaj, Karakaci, Sefa, Rezi, Kamara. Trajner: Bledar Devolli
Formacioni më i mirë i Grupit B
Kaloshi, Bitri, Simiç, Bilali, Muskaj, Magani, Gava, Cukuka, Liçkollari, Çela, Raboshta. Trajner: Artan Bano