Myrto Uzuni është njeriu i momentit në Kroaci. Sulmuesi i kombëtares shqiptare deri më tani ka bërë mjaft mirë me skuadrën e Lokomotivës së Zagrebit. Ish-lojtari i Laçit ka bërë një postim në rrjetet sociale ku nuk e fsheh aspak gëzimin e tij të ligjshëm për formën që po kalon.
“Çdo gjë është e mundur nëse beson në vetvete”, shkruan Myrto Uzuni. Kujtojmë që futbollisti beratas arriti të shënonte në sfidën e fundit kundër Hajduk Splitit, por gjithashtu ishte autori i asistit në fitoren 2-0 të ekipit të tij.