Humbjet radhazi në kampionat, duke humbur dhe mundësinë për të dalë në krye të tabelës së klasifikimit në Superligën e Maqedonisë, kanë detyruar drejtuesit e Shkëndijës së Tetovës që të shkarkojnë nga detyra teknikun e njohur, boshnjakun Bruno Akrapoviç.
Gjithçka është bërë publike pak minuta më parë nga klubi tetovar, i cili me anë të një komunikate për shtyp kanë njoftuar shkëputjen e marrëdhënieve mes palëve. Ata kanë thënë se humbjet në Tetovë nga Vardari dhe Shkupi ndikuan në këtë vendim.
Opsionet – Zëvendësimi i teknikut Akrapoviç pritet që të bëhet shumë shpejt. Dy janë opsionet e momentit; Mirel Josa dhe Shpëtim Duro. Por, ky i fundit ka qenë tjetër herë në krye të Shkëndijës dhe gjasat janë që të mos ulet sërish në stol. Ndërsa Josa ka pranuar se është kontaktuar nga klubi shqiptar, ku shumë shpejtë pritet që të ulet në pankinë.