Sulmuesi me pasaportë zvicerane, Admir Mehmedi pritet të nënshkruajë me skuadrën e Nice që ka shfaqur interes konkret për të. 26-vjecari i lindur në qytetin e Gostivarit, aktualisht pjesë e Bayer Leverkusen ku ka një kontratë deri në vitin 2019, ka ndezur dritën jeshile për t’u transferuar në skuadrën nga Bregu i Kaltër, por marrëveshja duhet të arrihet edhe mes dy klubeve.
Interes për të ka shfaqur kohët e fundit edhe Fiorentina, por Nice mbetet në pole position për një fakt të thjeshtë, në stol qëndron trajneri Lucien Favre.
Trajneri zviceran e njeh prej shumë vitesh Mehmedin dhe i vlerëson aftësitë e tij teknike, duke i bërë me dije drejtuesve të lubit se ai është emri ideal për fazën sulmuese të skuadrës që drejton.