Sot, janë zhvilluar zgjedhjet për presidentin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Theodhor Masllavica është kreu i ri i FSHP-së, i cili ka fituar me rezultatin 19 me 2. Zgjedhja e biznesmenit të njohur në krye të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes është pritur me mjaft pozitivitet nga të gjithë të pranishmit në asamble.
Kujtojmë që ish-presidenti Elez Gjoza dha dorëheqjen javë më parë nga posti i presidentit të Federatës së Peshëngritjes, si shkak i disa skandalave të njëpasnjëshme. Tashmë vendin e tij e ka zënë Theodhor Masllavica, kreu i ri i shtangës shqiptare.