Luftëtari mori një pikë të çmuar në sfidën e fundit të javës së 12-ë në fushën e Flamurtarit. Tekniku i Gjirokastritëve Gentian Mezani ka pranuar problemet në lojë, pasi mungesat dhe kontigjenti aktual nuk e lejon të bëjë lojën që ai dëshiron. Në një prononcim për Supersport, ai u shpreh i kënaqur me pikën e fituar ndaj vlonjatëve.
“Sigurisht na bën mirë. Ishim në një fushë të vështirë. Është një pikë morali që ka rëndësi për vazhdimësinë.
Është diçka. Këta lojtarë kemi dhe duhet të bëjmë të pamundurën deri në fund. Të marrim maksimumin. Do të kisha dëshirë që në pankinë të kisha lojtarë me pak më shumë eksperiencë. Megjithatë, çdo lojtar ka provuar të bëjë maksimumin.
Mendoj se nisi shpejt. Doja të qetësoja aksionin. Dihet që lojtarët e Flamurtarit janë të rrezikshëm. Liçajt nuk i falej. Por ai është lojtar me cilësi të mira dhe na ka ndihmuar shumë. Megjithatë, do ta shohim në analizë se ku gabuam.
Gjatë gjithë kohës është vetëm (Shkurtaj). Por, me organikën që kam mendoj të vendos më të mirët. Nuk është mënyra që dua të luaj. Jemi të detyruar. Radovic dhe Miloslavjev na kanë ndihmuar. Por marrim pikët. Në merkaton e janarit kemi pak mundësira, por do të bëjmë disa ndryshime të vogla.
Normalisht ka vështirësi. Ne duhet të punojmë. Duhet të bëjmë tonën deri në fund”, u shpreh Mezani pas ndeshjes së sotme Mezani.