Gianluca Zambrotta, ish-lojtari i Juventusit, në një intervistë të dhënë për mediat italiane është shprehur ndër të tjera se bardhezinjtë tashmë kërkojnë të rikthehen në krye të Europës, por nuk do të jetë aspak i lehtë.
Megjithatë, me Ronaldon në skuadrër, Zambrotta thotë se ky është një shans shumë i mirë.
“Juventusi dëshiron të kthehet në krye të Europës pas dy finaleve të humbura. Udhëtimi nuk do të jetë i lehtë, por besoj se bardhezinjtë kanë një shans të mirë, veçanërisht tani që ata kanë Cristiano Ronaldo. Kjo Juve këtë sezon, krahasuar me vitet e tjera ka një avantazh më shumë se më parë “.