Ishte përfolur prej kohësh, megjithatë sot bëhet me dije që Ard Mema do të jetë trajneri i ri i Tiranës. Burime të besueshme tregojnë se ish-futbollisti bardheblu ka gjetur akordin me drejtuesit për të drejtuar 24-herë kampionët e vendit për vazhdimësinë e sezonit.
Edhe pse jo zyrtare, mësohet se Ard Mema ka mbyllur kontratën me klubin e Flamurtarit, skuadër në të cilën punonte si zëvendës-trajner. Kësisoj gjatë këtyre dy ditëve pritet të prezantohet në krye të skuadrës së Tiranës.
Kujtojmë që Mema e njeh mjaft mirë ambientin bardheblu pasi më parë ka punuar me moshat. Ndërsa tashmë duhet të përveshë mëngët për të rikthyer buzëqeshjen në kampin kryeqytetas që prej javësh vuan mungesën e rezultateve pozitive.