Në turneun “Komm Mit International”, zhvilluar në Barcelonë të Spanjës, fitues ka dalë një ekip shqiptar dhe bëhet fjalë për ekipin e Vllaznimit që drejtohet nga Edi Martini. Me 10 ekipeve pjesëmarrëse nga e gjithë bota, ekipi U-13 i Vllaznimit ja ka dalë të fitojë dhe të sjellë kupën e këtij turneu në shtëpi.
Kujtojmë që Vllznimi ka qenë në një grup së bashku me Partizanin e Tiranës, ku ja dolën pasi fituan takimin me rezultatin 3-0, më pas në ndeshjen e parë kanë mundur një ekip ukrainas, po me të njëjtin rezultat, në takimin e dytë fati i ka përballur me një ekip spanjoll, ku kanë fituar sërish me rezultatin 2-0, ndërsa në ndeshjen e tretë të këtij tuneu shorti i ka vënë përballë një ekipi indian, ku kanë marrë një barazim 1-1.
Me 10 pikë të grumbulluara, skuadra e Vllaznimi ja ka dalë të shkojë në finale, ku u përballën me një ekip ukrainas, ndaj të cilëve kanë fituar me rezultatin e thellë 4-0, duke merituar plotësisht fitimin e këtij turneu të rëndësishëm europian, ku ekipi shqiptar bëri një paraqitje mjaft të mirë.