Massimo Morgia është kandidat për postin e Drejtorit Teknik për kombëtaren shqiptare të futbollit. 66-vjeçari ka zbuluar për mediat italiane se ka pasur bisedime me drejtues të FSHF-së, por ende nuk është arritur një marrëveshje mes tyre.
“Ka patur një takim në Romë me Federatën Shqiptare të Futbollit, për të marrë postin e Drejtorit Teknik për të gjitha përfaqësueset shqiptare. U kam kërkuar që të takohemi brenda Martës, e nga ana tjetër kam lexuar që Inzaghi është në garë për të marrë drejtimin e Kombëtares Shqiptare. Mendoj se takimet para do të fokusohen te kjo cështje”, tha Morgia.
Nocerina e Seria D e ka kërkuar për trajner, megjithatë për të primare është emërimi në këtë post të kombëtares kuqezi.
“Jam krenar që jam kontaktuar, tani pres një sinjal nga Shqipëria. Nëse më marrin, do të jem shumë i kënaqur, le të themi do të kurorëzoja një ëndërr”, deklaroi 66-vjecari.