Administratori i Milanit Adriano Galliani ka “kërcënuar” Juventusin e Alegrit një ditë para zhvillimit të Superkupës së Italisë. Ai në një intervistë të dhënë për mediat italiane, ka thënë se Milani do të hakmerret ndaj “Zonjës së vjetër” dhe kjo është mundësia më e mirë.
“Nuk meritonim ta kumbisnim finalen e kupës së Italisë, por në atë ndeshje ashtu rrodhën ngjarjet, shpresojmë të fitojmë Superkupën”, tha Galliani. “Diferenca me Juventusin në Serinë A? Gjatë këtij viti kemi luajtur dy ndeshje të kampionatit me Juventusin dhe secila skuadër ka fituar një ndeshje. Shpresoj që edhe këtë radhë të jetë një ndeshje e ekuilibruar”.
Superkupa e Italisë do të luhet nesër në orën 17:00 mes Milanit dhe Juventusit.