Klube të Premier League si Arsenal dhe Totthenham kanë shfaqur prej kohësh interes për të, por së fundmi në garë duket se për Malcolm ka hyrë edhe ekipi i Bayern Munchen. “Gjigandët” bavarezë duket se janë të bindu plotësisht tashmë për aftësitë e 20 vjeçarit që aktivizohet në Francë me ekipin e Bordeaux.
Braziliani i ka bindur të gjithë me golat dhe asistet e tij në Ligue 1 dhe shikohet nga gjermanët si një pasues i denjë i dyshes Robben-Ribery. Mirror shkruan se për brazilianin mund të hapet një ankand gjatë verës dhe duke parë hyrjen në garë të një klubi si Bayern Munchen gjithçka bëhet më e vështirë për klubet angleze.