Besmir Kullolli është një nga lojtarët që mund të bëhet pjesë e Luftëtarit në sezonin e ri. 24-vjeçari prej disa ditësh ndodhet në provë te “bluzinjtë” dhe po vëzhgohet nga trajneri Millosh Kostiç.
Qendërmbrojtësi kavajas deri më tani ka dhënë sinjale pozitive, megjithatë ditët e ardhshme do të vendoset përfundimisht për të ardhmen e tij.
Do të jetë trajneri i Luftëtarit ai që do të vendosë pikat mbi “i” për shtatlartin. Duhet thënë që pas largimit të teknikut Hasan Lika, ekipi gjirokastrit tashmë është formatuar.