Asiedu Atobra është pranë Kukësit. Mediat ganeze shkruajnë se 21-vjeçari është pranë nënshkrimit me verilindorët. Tashmë bisedimet janë në fazë të avancuar dhe pritet vetëm firma. Atobra luan si mesfushor i djathtë, por edhe pas sulmit. Edhe pse nuk ka një karrierë të pasur me skuadra të njohura, 21-vjeçari flitet se është me cilësi të mira teknike. Atobra ka 6 muaj pa luajtur, por kjo si shkak se ai kërkon rrogë të madhe dhe kjo ka qenë problem për ekipet ganeze. Tashmë pritet me interes të mësohet nëse ai do të nisë aventurën futbollistike në Shqipëri.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.