Vendimi nga Komisioni i Disiplinës, për të përjashtuar Kamzën nga Kategoria Superiore, për pjesën e mbetur të sezonit ka sjellë një kaos në radhën e futbollistëve.
Të dyzuar për të firmosur me një skuadër të re, ku për disa do të jetë e treta brenda këtij sezoni, futbollistët kanë nisur të stërviten individualisht, ose të rikthehen te ish-skuadrat e tyre. Një rast i ngjashëm është ai i mbrojtësit të Partizanit, Eneo Bitri, që në janar iu bashkua Kamzës në formulën e huazimit.
Por, përballë vendimit të Disiplinës, Bitri ka vendosur të bëj hapa pas, teksa është rikthyer të vesh sërish fanellën e kuqe. Megjithatë, ai nuk do të jetë një element shtesë për skuadrën e Skënder Gegës, pasi marrëveshja me Kamzën nuk e lejon një gjë të tillë.
Bitri do të zhvillojë vetëm seancat stërvitore me ekipin e ri, për të mos humbur ritmin e sezonit, që do edhe të paktën 3 muaj për të ulur siparin.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.