Hasan Lika është zyrtzrisht në krye të Vllaznisë. Në një prononcim për mediat trajneri është shprehur se do i kushtojnë një rëndësi shumë të madhe kampionatit, për t’u rikthyer në Superiore.
“Jemi me vonesë, shpresoj të bëjmë më të mirën për të rezlizuar objektivin. Do të plotësojmë skuadrën me lojtar të ndryshëm, kështu që kemi nevojë për t’u përmirësuar, të shohim. Duke parë mundësinë është herët për të folur. Më e rëndësishme për ne është kampionati”, është shprehur Lika.