Sezoni i ri futbollistik starton sot në Angli, me ndeshjen e parë të edicionit të ri mes Chelsea dhe Manchester City. Takimi i vlefshëm për Community Shield (versioni anglez i Superkupës), do të vë kështu përballë “blutë” e Londrës si fituesit e FA Cup sezonin e shkuar, dhe “citizens” që triumfuan në Premier League.
Ndeshja do të luhet në orën 16:00 në stadiumin “Wembley” të kryeqytetit britanik, dhe pritet të jap një tablo të gjendjes së dy skuadrave disa ditë përpara fillimit të kampionatit. Kjo do të jetë ndeshja e parë zyrtare për trajneri e ri të Chelsea, Mauricio Sarri, i cili ka detyrën e vështirë të ringritjes së ekipit pas një sezoni zhgënjyes vitin e shkuar.