Një ngarje e rëndë ka ndodhur para fillimit të ndeshjes së basketbollit mes Tiranës dhe Vllaznisë, e vlefshme për finalen e Superkupës së Shqipërisë. Tifozët bardheblu janë konfrontuar me ultrasit shkodranë para hyrjes në “Pallatin e Sportit”. “JOQ” raporton se nga sherri masiv kanë mbetur të plagosur 10 persona. Ende nuk dihet gjendja e tyre, por mësohet se sherri ka vijuar edhe brenda ambienteve të pallatit të Sportit.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.