Menjëherë pas lënies vakant të stolit të Real Madridit nga Zinedine Zidane, mediat e huaja kanë nisur diskutimet “quiz” për gjetjen e alternativës së duhur për të pasuar 3-herë fituesin e Ligës së Kapioneve.
Kanali amerikan televiz “NBC Sport” ka renditur listën me 5 emrat e parë që mund të drejtojnë në fazën e re ReaL Madridim sipas shkallës së probabilitetit.
1.Arsene Wenger: I sapolarguar nga Arsenalit, veterani ka patur kontakte me “Los Blancos” dhe në të kaluarën. Në “Santiago Bernabeu” ai mund të ndërtojë spektakolar dhe agresiv, gjë që mund të pëlqehet shumë nga tifozët madrilenë. Disavantazhi më i madh është menaxhimi i marrëdhëniece me yjet dhe liderët e ekipit: Ronaldo, Ramos dhe Bale. (Shanset 3/1)
- Antonio Conte: Rekordet e tij në Ligën e Kampioneve nuk i afrohen objektivave dhe pritshmërive të drejtuesve dhe tifozëve spanjollë. Por eksperienca me Juventusin, Italinë dhe Chelsean dhe vendosja e rendit brenda ekipit janë cilësitë favorizuese të italianit Conte. Në Madrid ai do të ishte njeriu i duhur për të rikthyer hegjemoninë e “Los Blancos” në Spanjë. Megjithatë loja në mbrojtje dhe e tërhequr ka pas gjasa të pranohet në ambjentin e ekipit “mbretëror”. (Shanset 4/1)
- Mauricio Poçhetino: Ka pak mundësi të largohet nga Tottenhami për faktin se ka rinovuar meë “Spursat” deri në 2023. Por mungesa e klauzolës së largimit mund t’i hapë rrugën drejt kalimit në Madrid. Ai preferohet shumë nga bordi drejtues madrilen. Mungesa e titujve me Tottenham e rendit poshtë në listën e kandidatëve pasues të Zidane. (Shanset 6/1)
4.Guti: Një emër i dashur për tifozët spanjollë të Realit. Përkushtimi ndaj fanellës së bardhë dhe gjenialiteti i tij në mesfushë nuk mund të harrohet nga asnjë madrilen. Megjithëse ka një eksperiencë fillestare me ekipet zinxhir të Realit, maturia dhe eksperienca e ish-kapitenit të Realit nuk mund të krahasohet me qetësinë e Zidane. (Shanset 6/1)
- Massimilano Allegri: Sapo ka refuzuar Arsenalit dhe duket se nuk mund të largohet nga Juventusi. Kampionati fundit i fituar me bardhezinjtë e lidh akoma më tepër me Torinon. Por autoriteti, këmbëngulja dhe përkushtimi ndaj lojës dhe skuadrës mund t’i shërbejë shumë Realit për të vënë në kontroll ambjentin kaotik. Mentaliteti i tij “alla italian” në lojë zbeh shanset që ai të drejtojë ekipin më të suksesshëm në arenën europiane. (Shanset 12/1)