Të dielën në mbrëmje Gentjan Muça do të djegë shaminë e beqarit dhe kjo nuk do të jetë vetëm festa e tij apo të afërmëve të tij. Do të jetë një festë e cila do të mbledhë futbollistë, tifozë, trajnerë, gazetarë apo dhe drejtues klubesh. E gjithë skuadra e Tiranës dhe stafi teknik janë të ftuar të dielën në mbrëmje, ndërkohë që veç tyre Muça ka menduar të ftoj ish trajnerë me të cilët ka punuar, tifozëve nga grupimi “Fanatics” pjesë e të cilit është dhe ai vetë, gazetarë sportivë dhe padyshim drejtuesit e klubit me në krye presidentin Halili.
Dasma e të dielës do të jetë e veçantë dhe padyshim do të ketë shumë atmosferë stadiumi brënda.