Në orën 16:00 Skënderbeu do të zbresë në fushë për t’u përballur me Kamzën.
Impianti ku do të luhet takimi ka pësuar një numër të madh ndryshimesh më së shumti në pjesën e brëndshme.
Drejtuesit e Kamzës kanë bërë një investim të madh në bashkëpunim me drejtuesit e FSHF-së dhe sot impianti ku do të luhet ndeshja pritet të ketë një fytyrë të re.
Dhomat e zhveshjes, ambientet mikse, tribuna e gazetarëve, ajo VIP por dhe të tjera zona në stadium janë ribërë.
Fusha është vendosur e re ndërkohë që dhe në sektorë të ndryshëm për tifozët janë bërë investime nga klubi dhe FSHF. Para se të nisë takimi, pritet një ceremoni festive të cilën veç vendasve do t’a përjetoj dhe Skënderbeu që rikthehet të luaj në Shqipëri pas ndeshjes në stadiumin e Kievit përballë Dinamos në Europa Ligë.