Arsenal tashmë me vendosjen në krye të stolit të Unai Emery po mendon edhe për përforcimet e sezonit të ardhshëm. Sipas asaj që transmeton eksperti i merkatos në Itali, Gianluça Di Marzi, ‘topçintë’ tashmë kanë arritur marrëveshjen me Stephan Lichtsteiner.
Zviceriani është larguar pas 7 vitesh nga Juventus dhe tani në moshën 34-vjeçare është në kërkim të një aventure të re në karrierën e tij. Për shërbimet e mbrojtësit , londinezët nuk do paguajnë asnjë euro pasi ai do zbarkojë me parametra 0 në ‘Fly Emirates’.