Ditën e djeshme janë luajtur ndeshjet e javës së 6-të të Kategorisë së Parë dhe një duel me shumë rëndësi ishte edhe ai mes Lushnjes dhe Bylisit të zhvilluar në stadiumin “Roza Haxhiu”. Rezultati përfundoi 0-1 për ballshiotët, që shënuan një gol në fund të takimit, duke fundosur kështu skuadrën verdhejeshile në krizë rezultatesh.
Situata është rënduar shumë, pasi në tribunë janë zhvilluar trazira, që nuk i kan aspak hijë nje sporti si futbolli. Ndër të tjera, nga këto ndeshje që janë luajtur deri më tani skuadra e trajnerit Gjyla është në krizë rezultatesh. 4 barazime dhe vetëm 1 fitore, ndërsa dje ka ardhur edhe humbja e parë.
Stafi drejtues si objektiv ka ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar, por që në fakt konkurenca do të jetë shumë e fortë, sepse ekipe të tjera i janë bashkuar kësaj gare. Mbetet të shihet në fund se kush do të triumfojë për të luajtur më pas mes më të ‘fortëve’.