Sezonin e shkuar ishte pjesë e Ora-News, ku së bashku me Nallbanin prezantonin “Ora Skaner”. Viola Spiro, bukuroshja e ekraneve televizive, ka rrëfyer shkurt për newsport.al se si i pati fillimet e saj në sport. Në fillim e nisi sportin si basketbolliste me Skënderbeun, ndërsa më pas iu fut futbollit duke e prezantuar përmes televizionit. Viola tregon pse zgjodhi së fundmi të bëhej pjesë e “Europa League” në RTSH. Ndërsa në fund ajo dëshiron t’i lërë të gjithë me emocion duke mos treguar planet e së ardhmes.
“Fillimet e mia në sport janë kur luaja basketboll për të rejat e Skënderbeut. Ndërsa fillimet e mia në emisione sportive janë në 2014-tën, me emisionin “Euro Gol” që konsistonte në përmbledhje golash europianë dhe botërori i 2014-tës. Që atëherë kam prezantuar emisione të ndryshme sportive me kampionate të ndryshme.
I fundit ka qenë për Superligën shqiptare, pas kampionatit europian që për ne ishte më i rëndësishmi në “Ora Neës”.
E tani zgjodha të prezantoj një kampionat tjetër që personalisht këtë edicion është edhe më i bukur pasi luan një ekip shqiptar. Skënderbeu, skuadra që kam një lidhje të veçantë dhe do të kemi fatin ta ndjekim të paktën deri në dhjetor.
Ndaj nuk mund t’i rezistoja dot kësaj sfide të re dhe ja ku jam, prezantuese në panelin e “Europa League” në RTSH.
Për mua është e rëndësishme të jem gjithmonë pjesë e sportit. Ahhh… Kemi edhe një botëror, por do të flasim prap…”, ka deklaruar ajo. / Newsport.al/