Neymar duket se po luan me ‘zjarrin’ në Paris dhe braziliani ka filluar që tu vërë kushte drejtuesve parizienë për qëndrimin e tij në Francë. The Times shkruan se sulmuesi i ka kërkuar një rrogë prej 1 milionë eurosh në javë pronarëve arabë. Presidenti i PSG ka udhëtuar menjëherë drejt Brazilit ku sulmuesi po zhvillon fazën e rikuperimit për tu takuar me Neymar.
PSG e mori për 222 milionë euro nga Barcelona në verën e kaluar sulmuesin e kombëtares së Brazilit dhe tashmë ai po konsideron largimin nga Parisi vetëm pas një sezoni dhe Real Madrid duket shumë i interesuar për shërbimet e tij dhe mund të plotësojë çdo tekë të ish-lojtarit të Santos. Aktualisht paga e Neymar te PSG është 537 mijë paund në javë.